
Feb 15, 2023
Me qëllim të fuqizimit dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të afarizmit të anëtarëve të odës në sferën e vendimarrjes strategjike të mbeshtetur në të dhëna, është arritur memorandumi bashkëpunimit me agjencionin UBO Consulting, që është agjencion i specializuar në fushën e hulumtimeve të tregut dhe analizës së të dhënave. Përmes këtij memorandumi të bashkëpunimit, anëtarët e odës do të kenë mundësi të pranojnë shërbime cilësore dhe oferta preferenciale në fushën e hulumtimeve të tregut, analizës dhe vizualizimit të të dhënave. Memorandumi parasheh mundësinë e konceptimit dhe zhvillimit të humtimeve për anëtarët e odës, në tema, seketore dhe tregje me interes të përbashkët. Në këtë drejtim, UBO Consulting do të përpiloj koncepte hulumtuese që japin vlerë të shtuar në afarizmin biznesor dhe do të prezantoj ato tek anëtarët e odës. Përmes këtij memorandum të bashkëpunimit, anëtarët e odës do të kenë mundësi të identifikojnë tregje të reja potenciale për produktet dhe shërbimet e tyre, si dhe të bëjnë konceptimin e shërbimeve dhe produkteve të reja bazuar në nevojat e tregut vendor dhe evropian.
Oda Ekonomike Zvicerano Kosovare
Swiss-Kosovar Business Association
Kosovarische-Schweizerische Wirtschaftsvereinigung