

Jul 11, 2023
Mundësitë e aplikimit dhe pjesëmarrjes së kompanive vendore në panaire që organizohen nga vendet e DACH (Gjermani, Austri dhe Zvicërr) u diskutuan gjerësisht nga pjesëmarrësit. Kompanitë patën rastin të marrin praktikat më të mira dhe mënyrat e përkrahjes së tyre për pjesëmarrje në panaire në vendet e DACH. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Zef Dedaj u tregoi kompanive se si mund të kenë qasje edhe në përkrahje financiare për të marrë pjesë në panaire jashtë vendit. Folës në info sesion ishin: Nora Hasani, drejtoreshë e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Vigan Disha, drejtor i Odës Ekonomike Zvicerano-Kosovare, Vjosa Huruglica, drejtoreshë e Zyrës Ekonomike të Austrisë në Kosovë dhe u.d. drejtori i KIESA-s, Zef Dedaj.
Oda Ekonomike Zvicerano Kosovare
Swiss-Kosovar Business Association
Kosovarische-Schweizerische Wirtschaftsvereinigung